70 kosovarë nga Kroacia vijnë sot në Kosovë, vendosen në Qendrën e Studentëve

11 prill 2020 | 17:24

Rreth 70 kosovarë që vijnë nga Kroacia do të vendosen sot në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Fatmir Sfishta, që është drejtor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai ka thënë se brenda një orë e gjysmë, rreth 70 kosovarë nga Kroacia do të arrijnë tek Qendra e Studentëve, ku më pas do të futen në karantinë për 14 ditë. “Pritet të vijnë brenda një orë e gjysme. Janë gjithsej 70 persona”, ka thënë Sfishta për “lajmi.net”.

I pyetur nëse ka hapësirë të lirë në Qendrën e Studentëve, ai ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se gati çdo ditë ka persona të cilët e përfundojnë periudhën e karantinimit duke krijuar liruar kështu dhomat për personat tjerë që vijnë nga shtetet e jashtme për në Kosovë.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 250 raste pozitive me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci,…