70 kuaj u dogjën në një zjarr në Francë
16 qershor 2024
| 17:06
Një zjarr që shpërtheu në një stallë kuajsh garash herët në mëngjesin e kësaj të diele në Calvados shkaktoi vdekjen e më shumë se 70 kuajve që humbën jetën nga flakët dhe një 21-vjeçari pësoi lëndime të rënda në duar, njoftuan mediat franceze.
Ishte ora 5:40 e mëngjesit të kësaj jave, kur flakët u shfaqën në këtë stallë që ndodhet në Bernesque, në Calvados, të bllokuar në stallat e tyre dhe kuajt ishin pa mundësi shpëtimi, shkruajnë mediat franceze.
Zjarri shkatërroi plotësisht objektin prej 1000 metrash katrorë. Ndërsa, mësohet se një 21-vjeçar ka pësuar lëndime në duar. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Bajos.
Në këtë ndërhyrje janë angazhuar më shumë se njëzet zjarrfikës dhe gjashtë automjete, por ende nuk dihet shkaku i aksidentit.