70 për qind e të rinjve shqiptarë kërkojnë të emigrojnë

08 gusht 2018 | 23:01

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe ANYN (Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri) do të publikojnë indeksin kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri.

Indeksi është pjesë e Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, i cili do të bëhet publik më 12 gusht 2018, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë.

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së.

Të rinjtë përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Drenasit pritet që së shpejti të kenë qasje…