70 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht

31 gusht 2021 | 13:20

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të martën se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian (BE) janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, ka thënë Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.

Lufta globale kundër pandemisë së Covid-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit “Delta”, një lloj më ngjitës i koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236 000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor. Rajoni evropian që mbulohet nga OBSh-ja  përfshin 53 vende.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës…