70 ushtarë amerikanë nisen për në Kosovë
24 janar 2018
| 10:35
70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë janë nisur nga San Diego këtë të martë për në Kosovë në kuadër të operacioneve paqeruajtëse.
Ekipi i 79 i Brigadës së Këmbësorisë do t’i prijë rotacionit të 24 të trupave amerikane në Kosovë, në kuadër të NATO-së që ka qenë në mbrojtje prej luftë së vitit 1999 me Serbinë, shkruan “Sandiegouniontribune”.
Misioni pritet që të zgjasë një muaj ku përfshinë edhe ndalesa në Teksas dhe Gjermani, para se ushtarët të hyjnë në Kosovë.
Ky thuhet se është misioni i parë i trupave amerikane në nëntë muajt e fundit në Ballkan.
Gardës vlerësohet se do t’i bashkohen edhe 30 trupa të tjerë nga Kalifornia, para se njësiti të futet në Kosovë.