70 vjeçarja tregon se si hajnat e goditen dhe ia vodhën 55 mijë euro

03 janar 2021 | 20:38

Hajnat janë futur në shtëpinë e 70 vjeçares nga Gjurgjedelli i Kaçanikut dhe i kanë vjedhur asaj 55 mijë euro.

Jeton e vetme në këtë shtëpi.

Pa përkujdesje të askujt dhe pa asnjë familjarë afër vetës, Remzie Mani, kalon ditët në këtë kasolle të vjetër këtu në Gjurgjedell të Kacanikut.

Ajo ishte vetëm edhe të shtunën kur hajnat thyen derën dhe u futën në dhomë ku 70 vjeçarja po flinte.

Tre persona të maskuar, që kishin marrë vesh se Remzi Mani kishte një shumë të madhe parash, fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas edhe e lidhën.

Pas disa minutash torturë, grabitësit e detyruan të iu tregoj edhe vendin se ku i mban paratë që Remzie Mani i kishte grumbulluar nga pensioni i bashkëshortit i cili për vite të tëra kishte punuar në Gjermani.

Më pas ata i morën 55 mijë euro dhe u larguan.

 

Kjo tregon se çka planifikonte që të bënte me këto para të kursyera.

Ndër të paktët që e vizitojnë është edhe nipi i saj, Bujari.

Ky shpreson se policia do ti zbulojë ata që kryen këtë vjedhje.

Ndërsa, për t’i identifikuar sa më shpejtë këta thonë se ka edhe prova që i kanë lënë mbrapa hajdutët.

Shenjat e këpucëve por edhe mënyra se si kanë hyrë në shtëpi sipas Remzije Manit janë lehtë të kuptueshme.

Megjithatë largimi nga kjo shtëpi, ishte i vështirë për të moshuarën, sipas kunatit të saj.

Policia e Kosovës kanë dal në vendngjarje, ku pas disa orësh ekzaminim dhe konfisikimit të disa provave, rasti po vazhdon që të hetohet./Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të rrisë ndihmën për…