70-vjeçarja vdes pasi bie nga një ndërtesë në Prishtinë
28 qershor 2023
| 13:57
Një 70-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Viktor Majer”, rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Kështu ka bërë me dije Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka thënë Borovci.