700 familje do të ndihmohen nga mini-maratona “Vrapo Babadimër”
15 dhjetor 2019
| 15:08
Është mbajtur edicioni i katërt i iniciativës tashmë tradicionale, maratona humanitare e fundvitit “Vrapo me Babadimër- kontribuo për familjet në nevojë”.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative të organizuar nga OJQ “Projekti 5Cent” është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Nga donacionet e mbledhura, këtë vit do të ndihmohen 700 familje në nevojë.