700 qytetarë çdo vit sëmurën nga tuberkulozi
23 mars 2018
| 08:37
Megjithëse ka pasur avancim dhe ulje të të sëmurëve nga tuberkulozi, në Kosovë ende numri që marrin këtë sëmundje është shumë i lartë.
Lulzim Çela menaxher i projektit për furnizim me barna në CDF , ka thënë se për të mundur sëmundjen e TBC-së janë duke u angazhuar shumë parterë.
“Nga kjo sëmundje për çdo vit sëmurën rreth 700 kosovarë. Si sëmundje me këtë numër paraqet problem”, ka deklaruar ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse, Majlinda Gjocaj, koordinatore e Programit Kombëtar për Tuberkulozin në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë me dije se këtë vit do të shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit në Ferizaj.