700 të rinj i bashkohen PDK-së në Prizren
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka bërë me dije se kësaj partie i janë bashkuar mbi 700 të rinj dhe të reja në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor.
“Procesi zgjedhor i cili është duke u zhvilluar në strukturat e PDK-së në Prizren, i filluar me Rininë Demokratike të Kosovës po ecën sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë. Zgjedhjet të cilat po zhvillohen në Rininë Demokratike, po sjellin një frymë te re me ide të reja, me djem dhe vajza të reja, me shumë energji dhe motiv për të kontribuar në radhët e PDK-së. Të rinjtë, gjithandej të komunës së Prizrenit, dita-ditës po i bashkohen Dekadës së Re. Vullneti dhe energjia e tyre po i sjellin PDK-së dhe vendit tonë më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në Partinë Demokratike të Kosovës”, është theksuar në njoftimin e PDK-së.
Kjo parti ka vlerësuar se ky proces zgjedhor është procesi i parë i mirëfilltë gjithëpërfshirës, i grup moshave prej 16 deri 25 vjeç, i cili ka ofruar rreth vetës qindra të rijnë të qytetit në radhët e strukturave të zgjedhura të RDK-së.
“Dekada e Re e ka të vulosur fatin e vet tek të rinjtë, të cilët i ftojmë t’i bashkëngjiten këtij procesi dhe të japin kontributin e tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës në dekadën e dytë të Pavarësisë. Deri më tani në kuadër të këtij procesi zgjedhor PDK-së në degën e Prizrenit, i janë bashkangjitur rreth 700 të rijnë e të reja dhe ky numër dita-ditës po rritet ende”, është thënë në njoftimin e PDK-së.
/Epoka e re/