Gjykata në Slloveni vendos edhe në shkallën e dytë: Lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje

23 shkurt 2023 | 13:25

Gjykata në Slloveni vendos edhe në shkallën e dytë: Lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje

Kryeredaktori i “Planet TV”, Mirko Mayer, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Twitter” se Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-I në Beograd, nuk janë shpifje.

Mayer në njoftimin e tij i është drejtuar edhe Albin Kurtit, i cili kishte thënë ditë më parë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer.

Mediat sllovene e kishin zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Një televizion slloven, “Planet TV”, ka raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Televizioni slloven, në një kronikë tregonte se në xhirollogarinë e “MB Consulting”, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë “MB Consulting”, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private “MB Consulting” në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.

Ajo çfarë mund të konstatohet është që në të dhënat e regjistrimit të biznesit, “MB Consulting”, është edhe numri i njëjtë edhe emaili i njëjtë i Berishajt, të cilat ai i ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në faqen e tij të Facebook-ut.

 

“Televizioni ‘Planet’ ka mësuar se kompania malazeze (ajo ku pronar është Berishaj) është themeluar vetëm 10 ditë përpara se të bëhej pagesa e parë e parave nga kompania GEN e Beogradit”.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania “MB Consulting” rregullisht janë tërhequr në kesh. /AlbanianPost/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit do t’i ndajnë rrugët…