Abdixhiku në 33-vjetorin e Forumit Rinor të LDK-së: Rrugëtimi ynë vazhdon

11 mars 2023 | 22:34

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë të rinjtë e kësaj partie, në 33-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të LDK-së.

Ai ka theksuar se LDK-ja është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë t’u prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin.

“I falënderoj të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së. Urime 33 vjetori i themelimit të gjithë të rinjve të LDK-së! Rrugëtimi ynë vazhdon”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 1.000 migrantë, të vendosur në tri varka…