![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/osmani-9.jpg)
‘Urime dritat e syve të mi’, binjaket e presidentes e festojnë ditëlindjen (foto)
14 mars 2023
| 12:35
Në shtëpinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka festë. Binjaket e saj mbushën nëntë vjet jetë.
Osmani i ka uruar vajzat e veta me një shkrim emocionues në “Facebook”.
“Dhurata më e madhe nga Zoti, gëzimi më i madh në jetë….vetë jeta. Urime ditëlindja e 9-të, dritat e syve të mi”, ka shkruar Osmani, krahas një fotografie të binjakeve.