71 raste të reja me koronavirus dhe një i vdekur në Shqipëri
Një 62-vjeçar në Shqipëri ka vdekur nga Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave në 44.
Këtë e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu, kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1 962.
“Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.