71-vjeçari, kampion në videolojën “Counter Strike”
15 dhjetor 2017
| 10:50
Videoloja “Counter Strike” është një lojë mjaft e njohur, sidomos për të rinjtë që janë të apasionuar pas armëve.
Por, kjo videolojë ka magjepsur edhe një të moshuar në Rusi. 71-vjeçari disa herë është larguar nga serverët e Counter-Strike për shkak të moshës së tij. Tani ka rreth 9 000 abonues në “YouTube”, ku ai shfaq strategjinë e tij. Ai thotë se që kur ka filluar të luajë nuk ka përdorur më ilaçe.