710 ndeshje për Bayernin, rekordmeni Muller: Më interesonte vetëm fitorja

02 shtator 2024 | 14:40

Bayern Munchen siguroi një fitore 2-0 në shtëpi kundër Freiburg. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim njeriu “rekord” Thomas Muller, i cili festoi me vetë fansat e tij pas ndeshjes. Mulleri siguroi vendin e tij në librat e historisë disa kohë më parë.

34-vjeçari kurorëzoi karrierën e tij të jashtëzakonshme me paraqitjen kundër Freiburg. Futbollisti 34-vjeçar hyri si zëvendësues në minutën e 58- të dhe u bë lojtari i ri rekordmen i gjigantëve nga Munchen. “Bavarezi” ka luajtur 710 ndeshje për Bayernin, më shumë sesa kushdo tjetër në historinë e klubit.

“Jam i lumtur për golin”. Pas ndeshjes, Muller dhe skuadra festuan me tifozët. Pak kohë më vonë, ultrasit sollën sulmuesin në gardh dhe e nderuan atë për arritjen e tij të re. Vetë sulmuesi ishte relativisht i qetë: “Rekordi nuk është aq i rëndësishëm për mua. Nuk më intereson nëse janë 710, 712 apo 325 ndeshje”. Ai ishte mjaft i emocionuar me golin e tij për t’i dërguar shifrat 2-0: “Jam më i lumtur për golin. Kjo ishte teknikisht e shkëlqyer”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me…