
711 viktima në 24 orët e fundit në Angli
25 prill 2020
| 15:55
Britania ka shënuar tashmë mbi 20 mijë viktima nga COVID-19 pasi në Angli u shënuan 711 në 24 orët e fundit.
Këtë të shtunë ka rënë dhe pritshmëria e qeverisë britanike që shpresonte ta mbante këtë numër nën 20 mijë viktima.
Por tashmë Britania i bashkohet Italisë, Spanjës dhe Francës si 4 vendet europiane më shumë të goditura nga COVID-19 dhe me më shumë viktima, tashmë të 4-ta mbi 20 mijë.