Çfarë po ndodh me aeroportin “Adem Jashari”, sabotim apo falimentim i qëllimshëm?
Shkruan: Hisen Berisha
Kur me dt. 24 shkurt, 2023, u dha lajmi për mundësinë e një aksidenti ajror të dy aeroplanëve që po lëviznin në të njëjtën trajektore fluturimi, e që për pasoj do të kishte rreth 300 pasagjer, nga korrektësia e ndjeshmëria e rastit, u mundova ta shihja si pasoj të ndërhyrjes në punësime në administratën profesionale, statusit financiar te të punësuarve në ketë agjenci të djeshëm, apo në rastin më të keq dyshim për ndonjë sabotazh të organizuar.
Lajmi i dt. 26 mars 2023, është dhënë alarmi për një shpërthim të mundshëm në Aeroport, më beri që të krijoj një dyshim dhe qasje tjetër në ketë situatë të dyshimtë që po krijohet në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari” të Kosovës.
Përsëritja e situatave alarmuese, disa herë brenda vitit apo disa herë edhe brenda muajit siç ishte qershori ’22, me bën të dyshoj se nuk kemi të bëjmë me dyshimin për një situatë kur ndërhyhet në administratën profesionale, meqë disa punë janë ngushtësisht profesionale dhe mjafton një moskujdes e mund të ketë pasoja fatale.
Kjo, çfarë ndodhi ditë me parë, me Qendrën e Kontrollit të fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” mund të jet pasojë e ndërhyrjes partiake në administratë, nepotike në punësime, pasoj e prekjes në statusin financiar të të punësuarve në ketë qendër me rëndësi dhe shumë e ndjeshme si veprimtari, etj. Mirëpo cila do qoftë arsyeja e këtyre incidenteve, kjo mund të jetë fatale për jetët e njerëzve dhe me impakt në sigurinë nacionale! Kështu që duhet sqaruar nëse ishte qëllim/dashje, moskujdes, mosdije apo sabotazh!
Po ti referohemi se për kaq kohë që funksionon aeroporti ndërkombëtarë “Adem Jashari” nuk ka pasur ndonjëherë aksidente të përmasave terroriste apo me pasoja fatale, ndodhja e disa alarmimeve të përsëritura në një kohë të shkurtë e bën situatën të dyshimtë!
Këto janë dukuri që do ta bëjnë aeroportin tonë, të pa sigurt për fluturime ndërkombëtare, pra për aterrime, për shkak të rrezikut për jetë të njerëzve jo vetëm në fluturim, por tani edhe në vet ambientet e aeroportit për shkak të mundësisë për shpërthime eksplozive.
Ndaj shtroj dilemën nëse kjo qeveri e ka qëllimin e keq që ta shkatërroj edhe ketë sektor, pra ta bëj të pa sigurt për fluturime ndërkombëtare dhe kështu ta falimentoj si aeroport vendor për fluturime ndërkombëtare?!
Këtu duhet hetim profesional shtetëror. Për faktin se kur përllogaritet numri i madh i fluturimeve ta zëmë vetëm për vitin 2022 kishte rreth 3 milionë apo me saktë 2,994.560 udhëtar dhe afro 22.842 fluturime brenda një viti, sipas raporteve të kompanisë menaxhuese.
Kjo e ka ndikuar rritjen ekonomike në Kosovë, përmes rritjes së të hyrave në buxhetin shtetëror edhe si shkak i transportit ndërkombëtar.
Në këto top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës, përfshihen vendet si, Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar. Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën.
Prandaj, janë pikërisht të hyrat e larta që vijnë nga këto fluturime për buxhetin, shkas që duhet ta bëjnë çështjen e aeroportit, subjekt hetimit të domosdoshëm shtetëror. Po ta përllogarisim koston apo te hyrat nga ky sektor, tendenca për ta kthyer në një aeroport të pasigurt për fluturime ndërkombëtare dhe qarkullim të qytetarëve, duhet parë me syrin inteligjent nëse është një diversion sabotues në ketë sektor profitabil të vendit. Por po ashtu edhe tendencë për trembjen e mërgimtarëve kosovar që të fluturojnë drejtë vendit të tyre, e kjo do të ishte fatale për ekonominë e vendit tonë kur kemi përsyshë të hyrat që vijnë nga mërgimi. Kjo po se i shërben shkatërrimit e falimentimit ekonomik të vendit.