73 për qind e nxënësve kalojnë testin e maturës
21 qershor 2018
| 14:10
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se 73.3 për qind e nxënësve e kanë kaluar testin e maturës.
“Nga rezultatet të cilat i kemi, kalueshmëria në pjesën e parë të Testit të Maturës 2018 është 73.3 për qind. Kemi një shkallë më e lartë e arritshmërisë te pjesa e testit në gjuhën shqipe. Në gjuhën boshnjake kalueshmëria është 88.7 për qind, ndërsa në gjuhën turke 56.6 për qind”, ka thënë ministri Bytyqi.
Në një konferencë me gazetarë, ai ka treguar se këtë vit maturantët kanë treguar rezultate më të mira në lëndën gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa më keq kanë qenë në lëndët natyrore
“Nuk kemi pritë më shumë. Ne kemi pas synim të kemi rezultate reale”, ka deklaruar Bytyqi.
/Epoka e re/