73-shja e PDK-së, Aulona Syla: Kosova ka nevojë për liderë të rinj dhe të përgjegjshëm
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.
PDK-ja në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë. Një ndër to është edhe Aulona Syla nga Shtimja, e cila në listën e PDK-së garon me numrin 73.
Kandidatja për deputete, Aulona Syla në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se “Kosova ka nevojë për liderë të rinj dhe të përgjegjshëm, dhe se së bashku mund ta bëjmë këtë realitet”.
Postimi i plotë i Aulona Sylës:
Të dashur miq,
Kam nderin të zyrtarizoj kandidaturën time për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
E frymëzuar nga shembulli i familjes time, e cila dha kontributin e saj të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, ndihem e privilegjuar në rast se më jepet besimi të shërbej për mirëqenien e qytetarëve pa dallim.
Mbështetja juaj është ajo që më fuqizon mua të vazhdoj këtë rrugëtim.
Kosova ka nevojë për liderë të rinj dhe të përgjegjshëm, dhe së bashku mund ta bëjmë këtë realitet.
Vota juaj për PDK e ban Kosovën ma të mirë.
E juaja,
AULONA SYLA 73 ✅