73 të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

17 janar 2021 | 13:24

Indonezia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.2 shkallësh. Si pasojë e tërmetit, 73 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 800 persona janë plagosur.

Të paktën 73 njerëz kanë vdekur nga tërmeti që ka goditur provincën Sulawesi në Indonezi të premten.

Zëdhënësi i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Indonezi, Raditya Jati, ka thënë se më shumë se 820 njerëz janë plagosur dhe mbi 27 mijë e 800 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,2.

Policët dhe oficerët ushtarakë të shumtë kanë punuar shumë për të mbrojtur vendin nga plaçkitjet që mund të ndodhnin në këtë rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Vula është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit,…