74 aksidente trafiku dje në Kosovë

21 korrik 2024 | 09:39

Shoferët në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të mos jenë të kujdesshëm në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 74 aksidente.

Sipas raportit ditor të policisë, 30 aksidente kanë qenë me të lënduar kurse 44 vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë së shtunës janë shqiptuar 1 mijë e 702 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua…