
74 aktakuza në 24 orët e fundit në Kosovë
02 shtator 2020
| 12:13
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave për veprave të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 8 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 5 persona të dyshuar.