![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/ulf.jpg)
74-vjeçari me tharësen e flokëve kthehet në ‘mankth’ për shoferët
17 korrik 2022
| 12:57
Ulf Schwerin është një 74-vjeçar nga Suedia, që është kthyer në një “mankth” për shoferët. Ai prej kohësh është shprehur se është i lodhur nga shoferët që ecin me shpejtësi të madhe në rrugë.
Për të sinjalistika e vendit nuk është shumë efektive dhe nuk i tremb aspak shoferët të respektojnë kufirin prej 30 km/ orë. Për këtë arsye ai veshi një jelek të verdhë, një kapelë dielli, mori tharësen e flokëve të gruas së tij dhe doli në rrugë.
74-vjeçari filloi të shënjestronte çdo shofer që kalonte me tharëse flokësh. Kjo gjë frikësoi shoferët, të cilët e ngatërruan Ulfin me një polic trafiku. Sipas tij, shumë kanë filluar të ngadalësojnë apo edhe të frenojnë, në mënyrë që të mos marrin një gjobë.