74-vjeçari që ka humbur virgjërinë me alienët
Një 74-vjeçar amerikan është i bindur se ai jo vetëm që ka kontaktuar me alienët për vite me radhë, por edhe ka humbur virgjërinë me një prej tyre.
David Huggins nga Nju Xhersi ka rrëfyer aventurat e tij aliene për regjisorin Brad Abrahams në dokumentarin “Love and Saucers”.
Në rrëfimin e tij të gjatë, Davidi ka theksuar se alienët e kanë vizituar me qindra herë dhe në shumë raste ka kryer seks me ta, duke u bërë baba i qindra fëmijëve me origjinë nga dy botët. Kujtimet e tij Davidit i ka hedhur në disa skica, që janë publikuar gjatë dokumentarit.
74-vjeçari “ka bindur” edhe djalin e tij “tokësor”, Michael se gjithçka që thotë është e vërtetë.
“Nuk kam pse ta pyes. Unë thjesht e besoj! S’kam pse të dyshoj”, ka thënë Michaeli, ndërsa të njëjtën frazë pohojnë edhe miq e ish-kolegë të punës së David.
Vetë regjisori Brad Abrahams nuk është aq entuziast. Ai ka thënë se me këtë dokumentar nuk kërkon që t’u mbushë mendjen njerëzve për aventurat e Davidit, por thjeshtë të hapë një debat publik për këtë fakt. “Të tjera t’i gjykojnë vetë njerëzit”, shprehet regjisori.