74 vjet nga ‘Rilindja’
Sot janë bërë 74 vjet nga shtypja për herë të parë e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja” në Kosovë.
Numri i parë i gazetës është shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe pas numrit të 60-të, gazeta ka filluar të shtypet edhe në Prishtinë.
Kjo gazetë fillimisht botohej një herë në javë dhe më pas nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 pati filluar të dalë si e përditshme.
“Rilindja” është mbyllur nga administrata serbe më 5 shtator 1990. Një pjesë e stafit të kësaj gazete e pati vazhduar punën me shtypjen e gazetës së përditshme “Bujku”.
“Bujku” ishte revistë e profilizuar në bujqësi pasi nuk mund të dilte ndryshe për shkak të politikës.
Gazeta ka rifilluar të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe ishte mbyllur sërish. /KK/