74-vjetori i çlirimit, Meta, Rama e Ruçi bëjnë homazhe të varrezat e dëshmorëve
29 nëntor 2018
| 12:04
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Ata kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj dhe veteranë të luftës.
Partia Demokratike ka nderuar dje kujtimin e të rënëve duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Të majtët respektojnë 28 nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 nëntor.