75 mijë anëtarë votojnë për kreun e PD-së, Basha kërkon mandatin e tretë

13 qershor 2021 | 11:31

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Shqipëri priten t’i drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike mes katër kandidatëve.

Lulzim Basha, i cili rikandidon dhe kërkon vetëbesimin nga ana e anëtarësisë për një mandatë të tretë, në krye të kësaj force politike.

Kandidatët e tjetër për kryetar të PD-së janë Edit Harxhi, Agron Shehaj, si dhe Fatbardh Kadilli.

Pritet që anëtarësia t’i drejtohet kutive të votimit rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri në orën 19:00 të gjitha qendrat e votimit do të jenë të hapura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi…