75 mijë e 553 qytetarë morën vaksinën kundër Covidit në Kosovë
04 qershor 2021
| 15:25
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se nga fillimi i vaksinimit kundër Covidit në Kosovë janë vaksinuar mbi 75 mijë qytetarë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSh).