75-shi i PDK-së: Nëse një punëtor i sektorit privat largohet nga puna, për 6 muaj ia japim 80 % të pagës
Artan Behrami, kandidat i PDK-së për deputet ka bërë disa premtime që janë pjesë e programit të PDK-së, sa i përket sektorit privat.
Ai ka thënë se me Qeverinë Hamza, nëse një punëtor i sektorit privat largohet nga puna, atij ose asaj do t’i paguhet për 6 muaj 80 % e pagës.
“E ndjejmë pasigurinë e punëtorëve që janë në sektorin privat. Tash e tutje me Bedri Hamzën, nëse një punëtor në sektorin privat do të largohet nga puna, 6 muaj do t’iu paguhet paga 80 % nga një fond që do ta krijojë shteti i Kosovës. Dhe kjo iu jep siguri njerëzve që janë në sektorin privat sepse kanë 6 muaj për të gjetur një vend të ri të punës. Do të ketë një Gjykatë që po ashtu do të trajtojë nëse të drejtat e punëtorëve të sektorit privat janë shkelur”, ka thënë Behrami në një intervistë.