
75-vjeçari Mick Jagger shihet me të dashurën pas gjashtë muajsh
13 shkurt 2019
| 11:29
Ata nuk janë parë së bashku për pothuajse gjashtë muaj. Megjithatë, Mick Jagger dhe Melanie Hamrick kanë treguar se lidhja e tyre e dashurisë vazhdon të jetë ashtu siç ka qenë, kur u panë në festën pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammys, në Los Angeles.
Ikona e Rolling Stones dhe e dashura e tij balerinë u panë vazhdimisht afër njëri-tjetrit gjatë gjithë festës.