756 profesionistë shëndetësorë të infektuar me Covid-19 në Kosovë
28 korrik 2020
| 11:28
Që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me Covid-19 në Kosovë e deri më sot janë infektuar me koronavirus 756 profesionistë shëndetësorë.
Këto statistika i ka publikuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend (IKSHPK) në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, duke bërë thirrje për respektimin e masave anti-Covid.
“Së bashku, t’i ndihmojmë punëtorët shëndetësorë! Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, ka apeluar IKShPK-ja.
https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2943728809088437/?type=3