
76 kallëzime penale ndaj shfrytëzuesve ilegalë të minierave dhe gurëthyesve
11 shtator 2018
| 14:18
Nëntëmbëdhjetë (19) shfrytëzues ilegalë të minierave janë regjistruar këtë vit nga inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
KPMM-ja vitin e kaluar ka bërë 76 kallëzime penale ndaj shfrytëzuesve ilegalë të minierave dhe gurëthyesve.
Ky është raporti i publikuar nga KPMM të martën në një tryeze diskutimi në të cilën kanë qenë prezent përfaqësues të policisë e komunave të vendit.