762 pacientë po trajtohen me Covid në spitalet e Kosovës

18 prill 2021 | 12:13

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 762 pacientë nga Covid-19.

“Prej tyre, 662 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2. 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK janë të shtrirë 319 pacientë:

270 të konfirmuar me Sars Cov-2
23 në gjendje të rënduar
256 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 64 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 71 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 23 pacientë + 5 në intensiven e Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 443 pacientë:

392 të konfirmuar pozitivë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 66 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 101 pacientë
Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
Spitali i Ferizajt, 63 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, është njoftuar nga…