766 viktima në 24 orët e fundit në Itali nga virusi korona
04 prill 2020
| 09:41
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga koronavirusi. Numri i viktimave ka shkuar në 14 681, që do të thotë janë 766 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 2 339, duke e çuar në 85 388 numrin total të rasteve aktive, ndërsa numri i të shëruarave ka shkuar në 19 758 dhe 4 068 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 56 570.