769 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë
27 mars 2020
| 13:07
Spanja ka regjistruar 769 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19.
Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 4,858.
Ndërkohë numri i rasteve të reja është rritur me 7,000 gjatë 24 orqve të fundit duke e çuar në 64,064 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Numri i njerëzve që janë shëruar është 9,357.
Spanja ka tejkaluar Kinën për numrin e viktimave dhe është vendi i dytë në botë më i prekur nga Covid-19 pas Italisë.