77 pacientë me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës

11 gusht 2022 | 11:26

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se aktualisht po marrin shërbime në klinika dhe spitale 77 pacientë të infektuar me koronavirus.

77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary deklaroi se…