77-shi i PDK-së merr mbështetje të fuqishme në vendlindjen e tij në Runik
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka takuar banorët e vendlindjes së tij në Runik.
Përmes një postimi në “Facebook” tha se aty ka ndjerë fuqinë e vërtetë të mbështetjes.
“Momente që nuk përshkruhen me fjalë nga vendlindja ime në Runik! Aty ndjeva fuqinë e vërtetë të mbështetjes. Duke parë fytyrat e dashura dhe duke dëgjuar historitë e këtyre njerëze, e kuptoj më shumë se kurrë se kjo nuk është një rrugë që mund ta bëj vetëm. Është një rrugë që bëhet bashkë me njerëzit, me ata që besojnë se mund të bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Dervishaj.
Postimi i plotë i tij:
Momente që nuk përshkruhen me fjalë nga vendlindja ime në Runik!
Aty ndjeva fuqinë e vërtetë të mbështetjes.
Duke parë fytyrat e dashura dhe duke dëgjuar historitë e këtyre njerëze, e kuptoj më shumë se kurrë se kjo nuk është një rrugë që mund ta bëj vetëm. Është një rrugë që bëhet bashkë me njerëzit, me ata që besojnë se mund të bëjmë ndryshimin.
Për çdo njeri të Runikut që ishte aty, për çdo mbështetje që më dhanë, ju falënderoj nga zemra. Ky është momenti ynë, dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
#PDK131
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77