77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, viziton kompaninë “Loni Dekor”, pritet ngrohtë nga punëtorët dhe pronari Faton Hyseni
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, me numër 77 në listën zgjedhore, ka vizituar kompaninë “Loni Dekor”.
Gjatë vizitës, Dervishaj u shpreh i ngazëllyer me zhvillimin dhe progresin e kompanisë, duke theksuar numrin e madh të punëtorëve që janë angazhuar në këtë biznes.
Ai vlerësoi standardet e larta të “Loni Dekor”, duke deklaruar se kompania nuk dallon nga bizneset e mëdha në Gjermani, vend ku edhe ai vetë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.
“Ky është një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor. Kompani si ‘Loni Dekor’ dëshmojnë se edhe në Kosovë mund të krijohen biznese të qëndrueshme dhe konkurruese”, u shpreh Dervishaj.
Pronari i kompanisë, Faton Hyseni, dhe punëtorët e tij e pritën ngrohtësisht Dervishajn, duke e vlerësuar përvojën dhe suksesin e tij në Gjermani.
Ata shprehën dëshirën që ai të sjellë praktikat dhe përvojën e tij ndërkombëtare në Kosovë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.