77-vjeçari i infektuar me coronavirus është nga Vitia, kishte ardhur nga Italia
13 mars 2020
| 19:08
Sot janë konfirmuar dy raste të coronavirusit në Kosovë.
Njëri nga të konfirmuarit pozitiv është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77-vjeçare.
77-vjeçari i prekur nga coronavirusi është banorë i komunës së Vitisë.
Ai kishte ardhur me familje gjatë këtij muaji nga Italia.
Ministri Vitia tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore e tyre rezulton të jetë stabile.