77-vjeçari nga Vitia del negativ nga koronavirusi

31 mars 2020 | 10:28

77 vjeçari nga Vitia, i cili ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me koronavirus, ka dalë negativ.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetit Publik është që edhe dy të moshuarit e hospitalizuar, gjegjësisht pacienti i parë, 77-vjeçari, bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë në testimet që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.

“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti i pacientëve anëtarëve të tjerë të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID-i pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.

Haliti ka thënë se karantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tej mase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa njerëz vdesin pasi infektohen me koronavirus? Sipas një studimi…