77-vjeçarja blen tiketë për herë të parë, e fiton lotarinë
21 nëntor 2018
| 11:45
Një grua 77-vjeçare nga Mariland fitoi 10.410 dollarë në lotari, pasi e provoi fatin për herë të parë në jetën e saj.
“Gjyshja fatlume”, ashtu siç e quajnë tani, u ka thënë zyrtarëve të lotarisë se zakonisht më parë luante vetëm me tiketa gërvishtëse lotarie, duke e provuar fatin rreth dy herë në javë, por më pas kishte vendosur që në një pompë benzine ta blinte tiketën e lotarisë në vlerë prej dy dollarësh dhe i përzgjodhi numrat 3-7-9-4, të cilët e bënë fituese të Jackpotit.