78 bujqë e fermerë në Ferizaj përfitojnë mekanizëm bujqësor
Mbështetja si asnjëherë më parë për bujqit e fermerët ferizajas, po dëshmohet me subvencione të shumta nga më të ndryshmet, me qëllim lehtësimin e veprimtarisë së tyre.
Së fundmi, është një kontingjent i madh i mekanizmit bujqësor, që u shpërnda për bujqit e fermerët ferizajas. 78 prej tyre janë përfitues sipas thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, raporton “Epoka e re”.
Për t’i shpërndarë ato, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami si dhe drejtorë të tjerë të Komunës.
I pari i bujqësisë dhe pylltarisë në Ferizajt, Burim Bajrami, ka thënë se me këtë mbështetje, po investohet në zhvillimin e qëndrueshëm të veprimtarisë bujqësore në Ferizaj dhe se ky ka qenë synimi i mbështetjes nga kjo drejtori, përfitues të së cilave, mekanizmit bujqësor modern, janë 78 bujqë e fermerë ferizajas.
Falënderues u shprehën edhe përfituesit e mekanizmit bujqësor, të cilët thanë se me këtë mbështetje, puna e tyre e angazhimi në bujqësi, lehtësohet maksimalisht.