78 pacientë me Covid në gjendje të rëndë shëndetësore
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se në spitalet dhe klinkat e Kosovës, janë të shtrirë 1.001 pacientë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, derisa 922 po trajtohen në oksigjenoterapi.
Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht raste aktive janë 22.223.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 8 shtator janë regjistruar 24 viktima me koronavirus dhe 1.029 raste të reja.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.685 kanë vdekur.
Deri më 8 shtator në orën 15:00 kundër koronavirusit është vaksinuar 18.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
1112 pacientë në trajtim në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme
Në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1122 pacientë.
1001 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 101 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 68 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 151 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 200 pacientë
Spitali i Gjilanit, 100 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë
Spitali i Ferizajt, 74 pacientë