78 vjet nga masakra e Tivarit

30 mars 2023 | 08:10

Sot bëhen 78 vjet nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar, e cila ndodhi më 30 mars 1945.

Lufta Nacionalçlirimtare apo Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar edhe në Kosovë. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dëshirën e tij në Jugosllavi, megjithatë shpresonte se gjendja e tij do të ndryshonte rrënjësisht në krahasim me paraluftën.

Shpresonte për bashkimin me shtetin amë dhe shpresonte për lirinë e fituar në luftë me gjak. Por, në vend se ta gëzonte lirinë e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo.

Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezë si nata, skëterrë. Numëroheshin njëra pas tjetrës masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaçkitjet e një populli të lodhur nga lufta, nga varfëria dhe nga robëria e gjatë, shkruan KosovaPress.

Në dimrin e ftohtë të vitit 1945 “çlirimtarët” jugosllavë iu kishin vërsulur nga të gjitha anët Kosovës dhe viseve tjera shqiptare për t’i gëlltitur ato. Kurse, për ta bërë gllabërimin më të lehtë, njësitë vendore partizane, si aradhet, çetat, batalionet e brigadat, ishin dërguar në frontet e luftës jashtë vendit, kudo nëpër Jugosllavi, gjoja për t’i plotësuar njësitë partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë.

Pos kësaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshëm edhe dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë për t’i dërguar ata në frontet e luftës në Dalmaci, në Srem e kudo nëpër Jugosllavi. Por, në vend se në frontet e luftës, në muajt mars – prill 1945, shovinistët serbë, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e masakra të papara mbi ushtarët shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore të Kilit kanë identifikuar rastin e parë njerëzor…