79 persona të shëruar që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Kosovë
16 prill 2020
| 23:42
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë me dije se deri më tani në vendin tonë janë shëruar 79 persona të cilët janë prekur nga koronavirusi.
“Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79)”, ka njoftuar IKSHPK.