79-shi i LDK-së, Besim Mulaj: Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për pritjen madhështore në palestrën e sporteve.
Mulaj ka thënë se palestra “Shani Nushi” në Gjakovë ishte e vogël për të zënë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së.
Sipas Mulajt kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj.
“Pa besim s’ka ndryshim, thonë gjakovarët. Palestra e sporteve në Gjakovë ishte e vogël për të zënë gjithë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së. Një atmosferë e ngrohtë dhe plot entuziazëm, ku pata rastin të takohem me shumë miq, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm të LDK-së në Gjakovë. Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë. Faleminderit Gjakovë për këtë pritje të veçantë dhe për besimin e vazhdueshëm!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.