79 viktima nga tërmeti në Turqi, vazhdojnë kërkimet për të tjera

02 nëntor 2020 | 08:46

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 79.

Në një deklaratë AFAD konfirmoi se për shkak të tërmetit numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 79, ndërsa numri i të plagosurve në 962, transmeton “Anadolu Agency”.

Në deklaratë njoftohet se 743 prej të plagosurve kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme, ndërkohë që ende 219 të tjerë vazhdojnë trajtimin. Gjithashtu, punimet e kërkim shpëtimit në Izmir vazhdojnë në tetë ndërtesa.

Pas tërmetit janë regjistruar 1 120 pastronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Britania e Madhe do t’i zgjasë subvencionet e pagave…