79 vjeçari Harrison Ford rikthehet në filmimet e “Indiana Jones”
Aktori veteran amerikan Harrison Ford raportohet se është rikthyer në xhirimet e filmit të tij “Indiana Jones 5” tre muaj pasi u detyrua të tërhiqej prej një plagosjeje në shpatull gjatë filmimeve.
Sipas The Sun, 79 vjeçari është parë dje në setin e filmit në Buckinghamshire, Britani.
Harrison kreu një operacion në shpatull pas plagosjes në Pinewood Studios, ndërsa grupi ka vijuar punën duke punuar me një dublant për skenat kolektive të filmit.
Harrison ka qëndruar në Britani për rekuperimin nga plaga në shpatull dhe është parë disa herë në Londër gjatë verës.
Episodi i pestë dhe i fundit i Indiana Jones ishte programuar për të nisur shfaqjet në 2022, por është shtyrë për disa muaj pas incidentit të Harrison.
Në filmin e ri regjizori James Mangold merr stafetën nga Steven Spielberg – pas shtyrjeve të xhirimeve prej pandemisë së koronavirusit.
Më herët regjizori Steven Spielberg e quante veten ‘idiot’ që kishte lejuar Harrison të luante vetë skenat e aksionit, duke përfshirë dhe një prej tyre ku aktori duhet të mundej me një aktor që peshonte 150 kg.