797 raste aktive me Covid në Kosovë

12 mars 2022 | 09:11

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 797 raste aktive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar një vdekje nga ky virus, ndërkaq  janë regjistruar edhe 47 infektime të reja.

Janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 892.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818 mijë e 72 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tha se takimi…